Connect with us

Kosova

Të fuqishmit duan që Serbia të njohë ndarjen e dhunshme të territorit të saj

Drejtori i Zyrës për Kosovën ne qeverine serbe, Petar Petkoviq, tha se pajtohet me deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se qëllimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk është njohja e Kosovës dhe tregoi se pritshmeri të tilla nuk kanë të bëjnë me logjikën por me dëshirën e të fuqishmëve ne Perendim,  që Serbia të njohë ndarjen e dhunshme të territorit të saj.

Petkoviq në rrjetin social “X” ka thënë se të gjithë ata që dëshirojnë që Serbia ta njohë Kosovën “nuk do ta shikojnë atë film”.

“Zëdhënësi i BE-së ka absolutisht të drejtë kur tha se qëllimi i procesit të normalizimit nuk është njohja e Kosovës dhe është shqetësuese që një premisë e mirë të çon në një përfundim krejtësisht të gabuar që nuk ka të bëjë me logjikën, por me dëshirën e të fuqishmëve që Serbia të njohë ndarjen e dhunshme të territorit të saj, por ata nuk do ta shikojnë atë film” deklaroi Petkoviq.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, nesër në Bruksel do të takohet me kryenegociatorin e Serbisë, Peter Petkoviq, dhe se prioriteti dhe agjenda përcaktohet nga “urgjenca e madhe e fillimit të zbatimit të Marrëveshjeve për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.”

I pyetur nëse fakti që pesë vendet anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës është në përputhje me qëllimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, Stano ka theksuar se qëllimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është normalizimin e marrëdhënieve dhe se BE-së i është dhënë detyra që, si ndërmjetëse, të punojë për të ndihmuar të dyja palët të arrijnë normalizimin e marrëdhënieve.

 

Advertisement