Connect with us

Kosova

Të gjithë janë njësoj/ BE-ja kërkon një serb ndryshe nga Vuçiç

Politikani socialdemokrat, Nenad Çanak ka treguar arsyet se pse opozita në Serbi e ka të vështirë të rrëzojë Vuçiçin në zgjedhjet që do mbahen më 17 dhjetor.

“Gjasat për ndryshime janë të vogla, kjo për arsye se opozitës i mungojnë idetë e qarta, ata po kërkojnë vetëm pushtet. Në anën tjetër, Aleksander Vuçic po kërkon që te fitojë shumicën dhe mundësisht të evitojë një koalicion me Ivica Daçiçin. Kurse në Beograd, mendoj se ka gjasa për disa ndryshime krahasuar me nivelin qendror. Megjithatë, unë besoj se shumë gjëra në Serbi do të ndryshojnë në zgjedhjet ardhshme të vitit 2027-të, ku Serbia do të duhet të përcaktohet se cilën rrugë do ta zgjedhë për të ardhmen” –  ka thënë Çanak, duke shtuar se Vuçic do të vazhdojë të ketë marrëdhënie të mira me Moskën edhe për një periudhë dhe se Perëndimi e di që alternativat e tjera të politikanëve të opozitës, nuk dallojnë shumë nga ai.

“Perëndimi e di mirë se disa nga politikanët opozitarë serbë nuk dallojnë shumë nga Aleksander Vuçic. Prandaj, po them se në këtë fazë në Serbi nuk ka shumë alternativa, partitë nuk përfaqësojnë kurrfarë ideologjie dhe kështu nuk mund të presësh ndryshime. Aleksander Vuçic do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie të dyshimta me Rusinë si dhe me Perëndimin, ashtu siç ka vepruar deri më tani”  -eshte shprehur politikani Çanak, qe gjithashtu ka kritikuar opozitën edhe për çështje të tjera që lidhen me Kosovën.

“Askush nuk po bënë pyetjen se ku është Milan Radojiçiç, i cili është përgjegjësi kryesor për rebelimin e armatosur muaj më parë në veriun e Kosovës. Askush nuk po e thotë asnjë fjalë për gjithë atë tragjedi që ndodhi në Banjskë. Pse ata po heshtin. Ajo ngjarje i ka sjellë disa pasoja Serbisë dhe askush nuk po flet gjë” – ka theksuar Nenad Çanak.

Advertisement