Connect with us

Kosova

TE GJITHE KUNDER KURTIT/ Ja çfarë parashikon analisti për zgjedhjet në Kosovë

Analisti Mentor Nazarko duke folur për situatën parazgjedhore në Kosovë, u shpreh se partitë e tjera mund të bashkohen kundër kryeministrit Albin Kurti dhe se do të kenë angazhim nga perëndimorët.

Sipas tij, presidentja Osmani i ka dyert e hapura nga diplomacia amerikane dhe europiane dhe se ajo mund të përfshihet në vijim.

“Kosova do hyjë në zgjedhje dhe duhet të shikojë nëse Kurti do të rikonfirmohet me një qeveri të udhëhequr prej tij apo do kemi një bashkim të partive kundër tij për ta penguar që ai të bëhet kryeministër. Unë besoj te kjo, pra tek bashkimi i partive kundër tij dhe do jetë angazhim i perëndimorëve sepse Kurti e ka treguar që nuk është një bashkëbisedues i besueshëm. Në pamjet e Notre Dame, fotot tregonin që nuk ishte fryt i diplomacisë së instagramit dhe rrjeteve sociale fotot që Osmani bëri me Trump.

Është një tregues i qartë që Osmani i ka dyert e hapura nga diplomacia amerikane dhe europiane, në kushtetutën e Kosovës në mënyrë të pazakontë për republikat parlamentare pra presidentja ka kompetenca të fuqishme në politikën e jashtme. Mund të kemi një rikthim të saj në dialog dhe pse e kushtëzon Gjykata Kushtetuese, opsioni i dytë nëse do përmbushej dëshira jonë, do të besoja që presidentja të përfshihej.

Në pikëpamje të dialogut, gjermanët apo francezët si dhe Shba- ja janë të pakënaqur nga Kurti për mbajtjen e premtimeve të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Siç ju thashë, secili prej shteteve që do angazhohen ne dialog duan një bashkëbisedues në krahët e Kosovës që të jetë me fuqi të plotë.”, u shpreh Nazarko.

Advertisement