Connect with us

Politike

Të gjithë kundër të gjithëve, kush e dha bekimin e kush shkeli syrin për vjedhjet e votave mes kandidatëve të PD

Analisti Ergys Mërtiri  u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën.

Sipas tij, kreu i PD vijon të artikulojë kundërthënie dhe kjo luhatje nuk i bëri përshtypje askujt në PD.

Ai komentoi dhe qëndrimet e Adriana Kalasë, e cila duket se ka paralajmëruar largimin e saj nga Partia Demokratike për shkak se pretendon se janë vjedhur votat në listën preferenciale.

Sipas Mërtirit, tjetërsimi i votave në PD nuk mund të ndodhë asnjëherë pa “bekimin e Sali Berishës.

“Kontradikta te Berisha dhe bashkëjetuar dhe bashkëjeton në mënyrë permanente. Ai ka artikuluar kundërthënie, që ndjekëseve të tij nuk u bëjnë përshtypje. Nëse janë vjedhur vota janë vjedhur nga Berisha dhe nga njerëzit e Berishës. Kalaja po kërkon hakun e vet dhe po kërkon të vlerësohet kontributi i vet, sepse ajo që ka bërë për Berishën, rrallë kush e ka bërë.  Fakti që ajo çuditet, është se pse Berisha e flaku jashtë. Berisha këtë puna ka bërë 30 e ca vite.” , tha ai.

Ai thekson se Partia Demokratike nuk mund të pastrohet pa larguar Sali Berishën.

“Kalaja po fajëson këdo përveç Berishës. Nëse ka një fajtor kryesor, fajtor kryesor është Berisha, nëse janë vjedhur vota për llogari të njërit kandidatë ndaj tjetrit, kjo nuk mund të jetë bërë pa dijeni dhe shkeljen syrit të Berishës. E vërtetë që duhet thënë publikisht është se ajo parti nuk mund të pastrohet pa ikur Berisha, sepse Berisha i mban ato”, tha ai.

Advertisement