Connect with us

Politike

“Të gjithë në protestë para Kuvendit”/ Zbardhet mesazhi drejtuar kryetarëve të degëve të PD

Kryetaret e degëve te PD-se lajmërohen se ditën e martë, më 19 nëntor në orën 17:00 do te protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit, që opozita e quan anti-qytetare.

Në mesazhin që u është drejtuar kryetarëve të degëve u kërkohet që të sigurojnë pjesëmarrjen.

“Përshëndetje te nderuar, Ditën e marte date 19 nëntor ora 17:00, te gjithë ne proteste para Parlamentit për te kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar. Ju lutem bëni njoftimet ne dege për te siguruar pjesëmarrjen”, thuhet ne mesazh.

Kujtojmë që Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët njoftoi se do të mbajnë një protestë para Kuvendit, ditën e seancës plenare kur do të miratohet Buxheti i Shtetit për vitin 2025.

Berisha tha se ata do të paraqesin amendamentet e tyre në komisione dhe seancë plenare në lidhje me buxhetin, por u shpreh i sigurt se ato do të refuzohen nga mazhoranca.

Kujtojmë se Buxheti i Shtetit për vitin 2025 pritet të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme në Kuvend.

Advertisement