Kosova
Të gjithë në shenjestër për t’u vrarë/ Flet ish kryeministri: Edhe mua…
Të gjithë në shenjestër për tu vrarë/ Flet ish kryeministri: Edhe mua…
Pas raportimit se në vitin 2021 u fashit një plan për vrasjen e Kryeministrit Albin Kurti, ish-kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar se edhe ai gjatë kohës kur ai ishte kreu i ekzekutivit, ka patur plan për ta eleminuar permes një atentati. Po sipas ish kreut të LDK, si do sulmohej fillimisht me bombë Molotov dhe pastaj do të ekzekutohej me armë zjarri.
Sipas Mustafës, për planin ishte vënë në dijeni institucionet të cilat e kishin parandaluar agresionin dhe se rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik.
Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë gjithashtu ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti.
Dokumenti është publikuar fillimisht nga hakerat të cilët prej disa ditësh kanë sulmuar kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Kosovë dhe mendohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano. Të hënën e 19 shtatorit lajmi u pranua edhe nga Qeveria e Kosovës.
Personi për të cilin dyshohet se do kryente atentatin ndaj Kurtit, është Prek Kodra, i cili sipas të dhënave në raport, thuhej se aftësi të mira në përdorimin e snajperëve.
Gjithashtu, dyshohet se ai është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.