Connect with us

Kosova

Të gjithë nën armë ta mbrojmë Kosovën/ Ekspertë e qytetarë mirëpresin idenë

Qytetarët në Prishtinë janë “pro” idesë për shërbim të detyrueshëm ushtarak. Situata e brishtë e sigurisë dhe agresiviteti i Serbisë në raport me shtetin e Kosovës shihen si arsye e mjaftueshme që të rinjtë të kenë edukim ushtarak.

Edhe ekspertët e sigurisë mendojnë se Kosova duhet të ndjek shembullin e shteteve perëndimore që po përgatisin qytetarët për skenare lufte.

“Edhe Kosova pra edhe shqiptarët edhe shteti i Kosovës duhet të rreshtohet dhe të fillojë sa më parë organizmin në rast të ndonjë sulmi eventual në mënyrë që qytetarët e Kosovës të jenë të përgatitur”- tha Avni Islami, ekspert i sigurisë duke theksuar se ështëme rendesi  edhe funksionalizimi i bunkerëve.

“Pavarësisht kostos sa mund të kushtojë strehimoret, ato që janë të rivatilizohen, të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, duhet të mendohet një plan afatgjatë që të ndërtohene dhe strehimore të tjera në mënyrë që populli i Kosovës në rast eventual, të jetë të sigurtë” – potencoi Islami

Kujtojmë se Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, deklaroi ditë më parë se së shpejti do të prezantoi konceptin e “mbrojtjes gjithëpërfshirëse” që do të jetë sipas tij më shumë se shërbim i detyrueshëm ushtarak.

Advertisement