Connect with us

Pinknews

‘Të kam në zemër’, ja si është lidhja në distance mes Einxhel dhe Dj Dagz

Koncertet gjatë verës kanë bërë që Dagz të shkëputet për pak kohë nga familja, e të lëvizë në qytete të ndryshme. Mbrëmjen e kaluar ai ishte në Sarandë, po mesa duket malli e mori shpejt për partneren e tij, Einxhel Shkirën.

Kjo e fundit postoi bisedën me Dagz, ku mes rrjeshtash ai i thotë se edhe pse ndodhet larg, me zemër është me të.

”Lidhja në distancë”- shkruan Einxhel.

E këtë situatë me siguru do e kuptojnë më së miri të gjitha lidhjet në distancë.

Kujtojmë se dyshja janë prindër të një djali që quhet Trev. Ata kanë vendosur që mos ta zbulojnë portretin e të voglit për publikun.

Advertisement