Pinknews
“Të kërkoj falje për lotët e tua…”/ Gjesti dhe Egli darkojnë në suitë: Më ka munguar prezenca jote

Gjesti i kërkoi falje Eglit për gabimet e tij në një darkë të organizuar për t’u sqaruar rreth situatës mes tyre. Ai pranon se nuk është i pastër dhe se ka bërë gabime, por thekson se është ndjerë mirë me të dhe e ka konsideruar një krahë mbështetjeje.
Gjesti shprehu gjithashtu se ka pasur një lidhje të veçantë me Eglin, duke e përshkruar energjinë që ndanin së bashku si të veçantë, më shumë se me askënd tjetër.
Gjatë bisedës, ai i kërkoi falje për lotët e Eglit dhe theksoi se ka kuptuar që ajo dëshiron të krijojë një të ardhme me dikë të besueshëm dhe serioz. Gjesti e siguroi se ai është një person që nuk mendon shumë për pasojat, por që ka ndjerë një lidhje të thellë emocionale me të.
“E ke moshën, e di. Më fal. E di që ke tjera mendime, por më fal. Unë jam ky njeri. Nuk mendoj shumë, vetëm futem. Kurrë nuk mendoj se çka më pret pas. Më fal. E di që e do një djalë serioz, që do me çu jetën me dikë. Si motra ime, ka dëshirë të krijoj familje. Po të kuptoj, por kuptom edhe ti mua. Energjinë e mirë kur e kam me një njeri vuaj për atë njeri”.
Ai e ftoi Eglin të kuptojë dhe atë, duke e falenderuar për mbështetjen që i ka dhënë, ndërsa kërkoi që të mos harrohet energjia pozitive që ndanin.
“Të kërkoj falje për lotët e tua, kam pasur gabime. Nuk e lë veten të pastër. Prezenca e jote më ka munguar në shtëpi, nuk mund të ma mohosh, as që jam kënaqur me ty. Ka qenë energjia”.
Në fund, ai e pranoi se prezenca e Eglit i ka munguar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

