Connect with us

Pinknews

“Të lërë fjalët…”, Gent Hazizi nuk harron inatet e vjetra me Olta Gixharin

Aktori i njohur Gent Hazizaj i ftuar në “Wake Up”, ka dhënë opinionin e tij se si i duket Olta Gixhari si anëtare e jurisë në spektaklin më të ndjekur “Dancing With The Stars” në Top Channel. Kujtojmë këtu se aktori Gent Hazizi ishte ndër banorët e parë që u eliminua në BBV, pas një debati që pati me Olta Gixharin.

Sipas aktorit, Olta përpiqet që të jetë shumë protagoniste dhe i sugjeron që të flasë më pak dhe të mos futet në gjykimin profesional.

Blendi Salaj: Si e vlerëson Olta Gixharin si anëtare e jurisë?

Gent Hazizi: Shumë protagonizëm i Oltës! Olta duhet të lejë të flasin teknikët. Ai është një spektakël që ka në bazë kërcimin, jo llafet, jo po fustani… Olta e ka këtë qejfin e protagonizmit dhe e merr. Olta është futur dhe në gjykimet profesionale. Do i sugjeroja që të flasë më pak, duhet të marrë më pak protagonizëm dhe të merret më shumë me kërcimin sesa me paraqitjen, apo pse më the, pse të thashë. Në qoftë se ti do ta kritikosh dikë dhe e kam ndarë mendjen për ta kritikuar, për shembull Dalina Buzi e ndante për mua që në fillim dhe do ma gjente diçka.

Enxhi Nasufi: Të duket e njëjta situatë për shembull me Oltën dhe Ronaldon tani?

Gent Hazizi: Jo nuk është e njëjta situtatë sepse Dalina nuk është se kishte diçka me mua. Kurse e atyre është një gjë e mbarsur. Për mua Ronaldo është gabim që merret dhe flet se çfarë ka ndodhu.

Neada Muçaj: Si të duket Ronaldo në kërcim?

Gent Hazizi: Tani po flasim për masivitetin që ka Ronaldo, në kërcim nuk është se është keq, është një njeri që do dhe përpiqet të kërcejë.

 

Advertisement