Aktualitet
‘Të mbeta në dorë o Bekim’, video nga dhunimi i policit
Publikohet një tjetër video nga dhunimi i një efektivi policie dhe i një të afërmi të tij, ngjarje kjo që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës (2 shtator) në rrugën “Besim Alla” në Tiranë.
Në video dëgjohen të bërtiturat dhe ulërimat e personave që dhunohen.
“Të mbeta në dorë o Bekim”, dëgjohet duke thënë një prej tyre, i cili i drejtohet dhunuesit.
Ndërsa personi që filmon thotë mes lotësh: “E rrahën”.
Raportohet se 7 persona i kanë bërë pritë efektivit të policisë duke i bllokuar rrugën në momentin që u fut me makinë në sheshpushimin e pallateve. Autorët i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, e më pas kanë nisur të godasin me shkopinj bejsbolli drejt xhamave të automjetit të tij.
Efektivi tenton të fusë automjetin drejt një garazhi të pallatit, por aty agresorët i kanë nxjerrë të dy nga makina dhe i kanë dhunuar. Policia është njoftuar nga banorët e lagjes, ndërsa dy personat kanë marrë dëmtime të rënda nga dhuna barbare.