Connect with us

Kosova

‘Të ndalet vrasja dhe persekutimi i civilëve serbë’

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç, perms një letre të hapur drejtuar komandantit të KFOR-it, lidhur me incidentet në veri të Kosovës, ka kërkuar të ndërmerren veprime të menjëhershme “për të çarmatosur brigadën terroriste dhe të parandalojë “vrasjen dhe persekutimin e civilëve serbë”.

Sipas tij, është duke u zhvilluar një sulm i koordinuar terrorist kundër njerëzve të paarmatosur në veri të Kosovës.

“Sulmi po ndodh në zonën më të gjerë të vendbanimeve Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok dhe në lokacione disa qindra metra larg ndërtesave të komunave lokale. Ju ftoj të ndërmerrni veprime të menjëhershme për çarmatosjen e brigadës terroriste dhe të parandalohet vrasja dhe persekutimi i civilëve serbë” – thuhet në letren e Jabllanoviç

Advertisement