Connect with us

Bota

Të ndryshohen kufijtë/ Propozimi që vjen nga Britania

Profesori britanik në “London School”, James Ker-Lindsay, mbështetës i kahershëm i idesë së shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë, zgjidhje kjo “e vetme” sipas tij mes dy shteteve, duke komentuar në lidhje me ngjarjet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, ka shpalosur një seri argumentesh për idenë e tij

“Nuk ka asgjë në të drejtën ndërkombëtare kundër dy shteteve që vullnetarisht vendosin të ndyrhsojnë kufijt e tyre”. Ndërsa sa i përket asaj se ndryshimi i kufijve është gjë jo evropiane ai kujton marrëveshjen për Irlandën Veriore të ndërtuar mbi njohjen e hapur të ndryshimit të kufijve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës kur u kerkua nga shumica e popullatës atje.

Ndryshimi i kufijve, thotë profesori britanik, e çliron edhe Kosovën në ndryshimin e Kushtetutës së saj në pjesët ku serbëve u jepen pushtete të tepërta.

“Përfundimisht, përderisa preferenca e qartë mbetet ajo e një aranzhimi autonom (për serbët), ndarja nuk është kaq radikale e as kaq e rrezikshme, sa mund të duket. Madje ka edhe më shumë mbështetës se ç’mund të mendohet”.

“Edhe pse shumë zyrtarë e diplomat publikisht e kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve, ata privatisht e dinë se çfarë avantazhesh sjellë ajo” – ka deklaruar James Ker-Lindsay

 

 

 

Advertisement