Connect with us

Kosova

Të ngrihet spiranca/ Ohri nis rrugëtimin

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se implementimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës për normalizim të marrëdhënieve duhet të nisë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai shtoi se puna për themelimin e Asociacionit ka nisur por se “duhet të shtyjmë vazhdimisht përpara derisa të arrijmë një model”.

Escobar u shpreh se pret të ketë një takim të nivelit të lartë brenda dy javëve “për ta diskutuar këtë proces sërish”.

Këto komente të Escobarit vijnë dy ditë pas takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkë me ndërmjetësuesit evropianë, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell.

Advertisement