Connect with us

Politike

“Të sëmuresh me kancer s’do të thotë që je e paaftë për punë”, Korreshi shpërthen ndaj shefes së Onkologjikut

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaratën e shefes së Onkologjisë, Silvana Çeliku, e cila gjatë raportimit në Komisionin e Shëndetësisë tha se “të sëmuresh me kancer s’do të thotë që je e paaftë për punë”.
Korreshi e cilësoi deklaratën e Çelikut skandaloze, e cila vjen në një kohë kur sektori i shëndetësisë është në kolaps e nuk i vjen në ndihmë asnjë shqiptari.

Deputeti demokrat shprehet se të thuash që të sëmurët me kancer janë të aftë për punë, është turpi më i madh.
“Është turpi më i madh. A e dini ju si bëhet ata pasi kurohen e bëjnë mjekimin, tre ditë nervozë, nuk flasin me familjarët, si bëhet ky njeri për punë.
Si mund ti thuash këtij që jeton më dilemën për vdekjen, që je i aftë për punë?”, u shpreh ai.

Korreshi: Ajo e djeshmja është një video skandaloze e një drejtuesi institucioni në një moment kur sektori i shëndetësisë është në kolaps e nuk i vjen në ndihmë asnjë shqiptari.
Grupet vulnerabël janë pikëshit ata që nuk e prekin dot sektorin e shëndetësisë se nuk marrin dot as autobusin të vijnë në Tiranë.

Të sëmurët me kancer pastaj, të thuash që është i aftë për punë, është turpi më i madh. A e dini ju si bëhet ata pasi kurohen e bëjnë mjekimin, tre ditë nervozë, nuk flasin me familjarët, si bëhet ky njeri për punë.
Si mund ti thuash këtij që jeton më dilemën për vdekjen, që je i aftë për punë? Si mund të shprehet një institucion shtetëror në mënyrë të tillë.

Advertisement