Bota
Të shtëna masive në takimin e shkollave të mesme në Tenesi, katër të plagosur

Skena paniku u zhvilluan në një takim të shkollave të mesme në Tenesi të shtunën , kur një person i panjohur hapi zjarr, duke plagosur katër persona, sipas autoriteteve lokale.
Policia e Chattanooga-s nuk ka publikuar ende një përshkrim të të dyshuarit, por siguron se nuk ka kërcënim për publikun e gjerë, raportoi Chattanooga Times Free Press .
Katër viktimat e të shtënave u dërguan në një spital aty pranë dhe janë jashtë rrezikut, sipas raportimeve të shumta.
“Të gjithë po kalonin mirë. Papritmas, të shtëna u dëgjuan kudo. Fëmijë të vegjël dhe foshnje po binin përtokë për t’u fshehur. Ishte shumë keq, shumë keq”,tha dëshmitari okular Jeff Herman për Local News 3.
Incidenti ndodhi rreth orës 3 të pasdites sipas kohës lokale dhe dëshmitarët përshkruan skena kaosi, me disa që vraponin për t’u fshehur dhe të tjerë të shtrirë përtokë për t’u fshehur.
Nuk është njoftuar asnjë motiv për dhunën dhe hetimi për autorin e të shtënave është duke vazhduar .

