Connect with us

Bota

Të shtëna me armë në zyrën e emigracionit në Dallas, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë gjatë të shtënave me armë të mërkurën në një qendër të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Dallas.

Autoritetet konfirmuan se i dyshuari me pas vrau veten. Të paktën dy të paraburgosur në qendrën e paraburgimit të agjencisë ishin midis viktimave të të shtënave.

Zëvendësdrejtori i ICE-së, Todd Lyons, i tha CNN-së më herët të mërkurën se tre persona u qëlluan dhe u dërguan në spital, pa i identifikuar ata. Këto objekte zakonisht strehojnë agjentë të ICE-së, civilë dhe imigrantë të ndaluar.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christie Noem konfirmoi incidentin dhe tha se kishte “lëndime dhe viktima të shumta” brenda qendrës së paraburgimit. Në një postim në Platformën X, ajo theksoi: “Ndërsa ende nuk e dimë motivin, dimë që oficerët e ICE po përballen me dhunë të paparë kundër tyre. Kjo duhet të ndalet. Ju lutemi lutuni për viktimat dhe familjet e tyre.”

Drejtoresha në detyrë e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE), Madison Sheehan, tha se sulmi i armatosur ndaj një objekti të ICE në Dallas mbetet një “situatë shumë fluide” dhe motivi i sulmuesit është i panjohur.

“Kemi parë shumë dhunë në objektet e ICE dhe kjo nuk është hera e parë që përballemi me një sulm të tillë këtë vit”, theksoi ajo në Fox News. Asnjë oficer i ICE nuk u lëndua, shtoi Sheehan, pa dhënë detaje të tjera.

Advertisement