Connect with us

Bota

Të shtëna me armë pranë një banke, 5 të vdekur dhe…

Të paktën 5 persona janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në qytetin amerikan të Louisville, Kentaki transmetojnë mediat e huaja.

Sipas BBC edhe autori ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se autori ka hapur zjarr në një bankë në qendër të Lousville dhe se ishte ish punonjës i bankës. Mes viktimave raportohet se është edhe oficer policie.

‘Është e paqartë se çfarë e çoi në vdekjen e tij. Ne besojmë se ky është një person i armatosur i vetëm i përfshirë në këtë që ka pasur një lidhje me bankën… Duket se ai ishte një punonjës i mëparshëm,” thotë zëvendës shefi i policisë Paul Humphrey.

 

Advertisement