Connect with us

Kronike

Të shtëna me armë zjarri drejt lokalit në Kamëz

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, në bulevardin “Donald Trump”. •Si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat e lokalit. • Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar pasi lokali gjatë sulmit ka qenë i mbyllur. •Lokali është në pronësi të Astrit Lami, por ia ka dhënë me qira një personi tjetër, konkretisht Ndriçim Mullhajt. • Po hetohet ndonjë konflikt i pronarit ose qiraxhiut. Megjithatë të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. •Policia në kërkim të autorit, nis hetimet per motivet e mundshme të ngjarjes.

Të shtënat me armë në Kamëz, pronari e kishte dhënë lokalin me qira, dy pistat e hetimit

Të shtëna me armë zjarri drejt lokalit në Kamëz/

Policia

TIRANË– Dalin të tjera detaje për lokalin, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri. Lokali është në pronësi të Astrit Lami i cili ia ka dhënë me qira tek një person tjetër dhe nuk rezulton me precedent penal. Paraprakisht po hetohet tek ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit ose qiraxhiut. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte.

Si pistë tjetër ku po hetohet është dyshimi i fortë se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në bulevardin “Donald Trump”.

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, thyhen xhamat e një lokali

Të shtëna me armë zjarri drejt lokalit në Kamëz/

Policia

 

TIRANË-Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në drejtim të një lokali në Kamëz. Sipas policisë në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, lokali ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M.. Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertisement