Connect with us

Bota

Të shtëna me armë zjarri në plazh, raportohet për dy të plagosur

Mëngjesin e ditës së djeshme, momente paniku ka pasur në një plazh në Brindisi të Italisë, ku dy persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas mediave italiane, të shtënat me armë mendohet se kanë pasuar një debat që ka ndodhur mes disa personave, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dy të plagosurit kanë marrë lëndime në gjymtyrën e poshme.

Sipas raportimeve, nga të shtënat kanë mbetur të plagosur një 43-vjeçar dhe një 61-vjeçar, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Të shtënat shkaktuan frikë dhe një rrëmujë të përgjithshme mes pushuesve.

Ngjarja po hetohet nga policia e Brindisit.

Sipas raportimeve, dy persona kanë shkuar në spital me plagë me armë zjarri: mjekët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila pasi ka dëgjuar dëshmitë e të plagosurve, ka nisur menjëherë hetimet.

Për momentin, hetuesit po ruajnë konfidencialitet të rreptë për hetimet.

Advertisement