Kronike
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person i plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. Sipas inforacioneve paraprake një person ka mbetur i plagosur. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, teksa ka mbërritur edhe ambulanca, që ka marrë të plagosurin për ta transportuar në spital.
Lajmi i perditesuar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur me katër të shtëna me armë zjarri. Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e këmbimit valutor, ku ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe i plagosuri është në gjendje të rëndë për jetën. Teksa, autori, është arratisur me një biçikletë dhe është vënë në kërkim nga Policia.
Lajmi ne perditesim
Burime për NTV.AL bëjnë me dije se një person është qëlluar me armë zjarri në qendër të qytetit. I plagosur ka mbetur Aleksandër Curri. Dyshohet se autori ka qëlluar 4 herë. Një grua, e cila i dha ndihmën e parë Currit, tha se i plagosuri eci në këmbë për disa momente dhe u shtri në tokë. Ajo i dha ndihmën e parë, teksa u shpreh se ai ishte i plagosur në stomak. “Iku me vrap, ra aty. I dhashë ndihmën. Isha këtu duke lypur, shkova me vrap atje, e pashë që ra në tokë. Unë nuk e njoh. Sa shkova unë, më tha; më jepni ndihmë. Erdhi polici rrugor, i dha ndihmën. Në stomak e kishte problemin, këtu e kishte plagën, gjak shumë. Në këmbë, ka ikur me atje me vrap dhe u fut në qoshe, nuk di gjë tjetër. Unë, askush nuk i dha ndihmën e parë. E pashë dhe e ndihmova”, deklaroi ajo.