Kronike
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset efektivi i policisë
Një efektiv i repartit “Shqiponja” është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë.
Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë spitalit pediatrik, ndërsa efektivi është shtruar te spitali ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.