Kronike
Të shtëna me armë zjarri në vend/ Sherr mes disa personave për shkak të një borxhi
Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri pasditen e kësaj të martë në zonën e Vorës.
Burime bëjnë me dije se disa persona janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin, i cili ka degraduar deri në të shtënat me armë zjarri. Fatmirësisht, nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se mosshlyerja e një borxhi ka qenë shkaku i konfliktit që çoi në përdorimin e armëve.