Connect with us

Aktualitet

‘Të vrasin dhe nuk të lënë të qash…’/ Dervishi: Neveri për fshehjen e krimit në Pogradec

Analisti i njohur, Lutfi Dervishi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë një reagim në lidhje me vrasjen makabër të babait të dy fëmijëve, Egli Progës.

Dervishi thotë se autori në Pogradec që vrau babain e dy fëmijëve u akuza nga Prokuroria për “vrasje nga pakujdesia”.

Kjo akuzë penale thekson Dervishi parashikon nga “gjobë deri në 5 vjet heqie lirie”, dhe kjo është e papranueshme.

‘Neveri për ata policë që tentuan të fshehin vrasjen! Këtu, ngjarja më e kobshme kalohet me tre postime…’- shton më tej analisti në reagimin e tij në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

‘Të vrasin dhe nuk te lënë të qash…
Gjobvënesi në Pogradec që vrau babain e dy fëmijëve u akuza nga Prokuroria për “vrasje nga pakujdesia”. Më shqip akuza thotë se duhet denuar (neni 85) nga “gjobë deri në 5 vjet heqie lirie”
Mirë që nuk kanë dënuar viktimën!
Mesa duket akuza ka menduar se po te kishte dorëzuar lekët viktima nuk do të ndodhte gjëma!
Tmerr!
Neveri për ata policë që tentuan të fshehin vrasjen!
Në një vend tjetër nuk do të mjaftonin zjarrëfikesit për të shuar zjarret e zemërimit të protestestuesve që do të digjnin jo pak përgjegjës!
Këtu, ngjarja më e kobshme kalohet me tre postime…’

Advertisement