Connect with us

Politike

Tedi Blushi takon qytetarët në Selitë: Varfëria po arrin kulmin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar takime me qytetarët në zonën e Selitës në Tiranë, si pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë takimeve, Blushi ka theksuar se varfëria ka arritur kulmin në këtë zonë dhe ka premtuar një përmbysje spektakolare të situatës, duke paraqitur paketën e partisë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin ekonomik.

Ai ka nënvizuar angazhimet për garantimin e një minimumi jetik prej 200 eurosh, rritjen e pagës mesatare në 1200 euro dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë.

 

 

Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Selitë📍,

Ku varfëria po arrin kulmin dhe ku përmbysja do të jetë spektakolare.

PAKETA E DHEMBSHURISË❤️ garanton minimum jetik 200 euro, rroga mesatare 1200 euro, rritje të pensioneve 20% dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë.

ZERO TAKSA për biznesin e vogël dhe profesionet e lira.

ZGJIDHJET që ne ofrojmë për hallet e mëdha të qytetarëve dhe bizneseve priten kudo mirë.

Më 11 Maj ndërtojmë së bashku SHQIPËRINË MADHËSHTORE! 🇦🇱

✅🗳 VOTO NR.1 “PD-ASHM”

✅🗳 VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë

Advertisement