Kronike
Telefonata alarmuese e vajzës në Astir/ Forca të RENEA-s në terren, gjenden armë dhe…
Policia e Tiranës ka dalë me një informacion shtesë në lidhje me vajzën, e cila ishte ngujuar brenda një apartamenti në Astir dhe kërkoi ndihmën e uniformave blu me pretendimin se ishte dhunuar nga disa persona.
Autoritetet bëjnë me dije se vajza është gjetur në gjendje të rënduar psikologjike dhe ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.
Gjithashtu, konfirmohet se në apartamentin ngjitur me apartamentin ku ndodhej vajza janë gjetur dhe dy armë zjarri pistoletë.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:
Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.
Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.
Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.