Connect with us

Rajon

Telefonata/ Blinken ka një kërkesë për Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se ka patur një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Siç e përshkruan Vuçiç bisedën, Sekretari Blinken ka insistuar për qetësimin e  situatës në veri të Kosovës dhe e ka përkrahur plotësisht planin evropian për shtensionim.

Nga ana e tij, presidenti Vucic ka përmendur arrestimet e të dyshuarve serbë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it, duke i quajtur ato “arbitrare”. Lideri serb thuhet t’i ketë shprehur sekretarit Blinken kërkesën për lirimin e të gjithë të arrestuarve në very të Kosovës.

“Po ashtu, theksova se dorëheqjet dhe largimi i kryetarëve të rremë nga ndërtesat në katër komunat në veri të Kosovës dhe gjithashtu e njësive speciale të Policisë së Kosovës, janë kyçe për qetësimin e tensioneve” –  thuhet në një njoftim të publikuar në Instagram.

Advertisement