Connect with us

Bota

Telefonata e parë me Putinin pas 3 vitesh/ Macron heq dorë së binduri Putin për paqe?

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se nuk është arritur asnjë përparim domethënës në bisedimet me Rusinë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Komentet e tij vijnë pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një intervistë për televizionin francez BFMTV, Macron theksoi se qëndrimet mes Francës dhe Rusisë mbeten të papajtueshme:
“Nuk mund të flasim për përparim pa një marrëveshje paraprake për armëpushim dhe rifillimin e negociatave,” tha ai, duke shtuar se armëpushimi është një hap i domosdoshëm drejt paqes.

Presidenti francez shtoi se, pavarësisht tensioneve, vijon të mbajë komunikim të hapur me Putinin për arsye madhore. Ai tha se qëllimi i telefonatës së fundit ishte diskutimi mbi çështjen iraniane dhe nevoja për të ruajtur Traktatin për Mos-Përhapjen e Armëve Bërthamore.

“Putini shprehu gatishmëri për të kontribuar në ruajtjen e traktatit,” tha Macron, duke nënvizuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për stabilitetin global. Ai shtoi se Franca, si fuqi bërthamore, ka një rol dhe përgjegjësi të veçantë në këtë drejtim.

 

 

Megjithëse dialogu për Ukrainën mbetet i ngrirë, Macron theksoi se kanalet diplomatike me Moskën do të mbeten të hapura, të paktën për çështje të sigurisë globale si ajo e Iranit.

Advertisement