Aktualitet
“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij
Rrugët e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj janë bashkuar në SPAK.
Telefoni në fakt i përkiste Onejda Ymerit, e cila ditën që u thirr në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj iu bllokua dhe telefoni. Ky precedent është marrë si shembull nga mbrojtja e zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, të dhënat për të cilën u përftuan nga telefoni i Ervis Berberit, që është bërë shkak për hapjen e disa fraksioneve hetimore një ndër to edhe tenderat ku Balluku ka marrë statusin e të pandehurës dhe mbahet në masën ndalim për të dalë jashtë vendit.
Me shpjegimin e tyre avokatët thonë se në respekt të gjykatës kushtetuese dhe precedentit Ymeraj, duhen cilësuar si të papërdorshme provat.
Në verën e 2025 gjykata i vendosi kufi SPAK për mënyrën si sekuestrohen telefonat, me arsyetimin se ju prek komunikimi i postës dhe komunikimeve elektronike.
Momenti I dytë që ndalen avokatët e Ballukut është arsyetimi se nuk ka asnjë rrezik që Belinda Balluku të arratiset nga Shqipëria dhe ndaj duhet hequr masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.
Si provë sillen tre udhëtimet mbas muajit tetor 2025 kur Belinda ishte thirrur për tu pyetur nga SPAK dhe ku ju komunikua akuzë . Një ndër këto udhëtime është edhe udhëtimi në Zvicër.
Por në pritje për një vendim nga gjykata kushtetuese dhe nga këshilli i mandateve, SPAK ka kryer sekuestro dhe këqyrje të shumta mes tyre edhe biznesmenësh të përmendur në tendera.
Derisa gjykata kushtetuese të japë vendim në themel për çështjen masa tjetër e gjykatës së posaçme, është pezulluar prej gjyqtarëve kushtetues që e kanë rikthyer në detyrë