Connect with us

Kosova

Telegram nga ishulli i Atlantikut/ Britanikët porosi Albin Kurtit

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se aleatët e Kosovës duan që tani të shohin përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të saj me Serbinë. Ai thotë se tashmë është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke u bazuar në propozimin që bëri kryeministri Kurti në takimin e fundit në Bruksel.

Draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues në takimin e 2 majit, Albin Kurti e ka quajtur “fundamentalisht të papranueshëm” për Kosovën. Prandaj, ai atje shpalosi vizionin e tij për Asociacionin. Dokumenti i referohet pikës së 7 të marrëveshjes së Ohrit dhe nis me atë që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Duke iu referuar vetëmenaxhimit të komunitetit serb, dokumenti i Kurtit ka disa pika. Ai do të burojë nga autorizimet e konventave të Këshillit të Evropës”, potencon që “vetëmenxhimi do t’u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë të promovojnë dhe mbrojnë interesat e tyre përmes një kornize vetëmenaxhuese”, do të sigurë një kanal te drejtpërdrejtë komunikimi mes Qeverisë së Kosovës dhe pjesëmarrësve të Këshillit Konsultativ të Komuniteteve dhe do të mundësohet që financimi të bëhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, por në financim do të përfshihet edhe Serbia, si dhe kanale ndërkombëtare.

Advertisement