Shkrime
Telenovela turke e Tiranës
Nga Sadik Bejko
Ne gjthe kete historine me Princ Leken, simbolin e familjes mbreterore shqiptare, status qe ne Shqiperi eshte i bazuar mbi nje ligj te parlamentit shqiptar, ka nje peshtjellim. Nuk them që mos të japin lajme, dhe nga ato që janë për në faqet e shtypit rozë, por rangun mbretëror të njohur me ligj duhet ta respektojnë.
Shqiptaret kane nje familje me status mbreteror… familje në rang të lartë. Rangu eshte nje lloj pushteti që duhet respektuar. Rangu mbrohet nga ato që quhen rregulla të pashkruara, po që në një shoqëri të mirë, janë të detyrueshme sa edhe ligjet e shkruara. Rangu është pushtet.
- Cilët janë njerëzit që kanë atributin e pushtetit?
Një kryeministër, një ministër… janë njerëz të pushtetit te zgjedhur, pushtet që të detyron me sanksione, me ligje, me gjykata, me polici që t’u bindesh verdikteve te tyre. Atribute pushteti ka dhe nje ekspert, nje specialist ne nje fushe te dijes a te tregut. Nje specialist i shquar i tregut, nje gazetar i shquar, nje bankier, nje profesor me tituj shkencore… eshte njeri qe ushtron pushtet, pushtetin e dijeve si ekspert i nje fushe te caktuar. Ai keshillon, ben analiza, jep mendime te çmuara, bën parashikime, por sado me vlere, këto ide nuk e kane fuqine ligjore qe domosdoshmerisht te jene te detyrueshme te vihen ne jete.
Personat e trete ne pushtet jane njerezit ne rang. Nje baron, nje kont, nje princ, nje Pape, nje Kardinal… nje kryepeshkop, nje perfaqesues i familjes mbeterore i njohur me ligj, quhen njerez ne rang. Ata nuk jane si njeriu me pushtet shtetëror, si nje kryebashkiak a minister. Nuk kane as fuqi intelekti si specialistet. Mbase nuk kane as pasuri te konsiderueshme. Por ata kane ate qe quhet rang i larte. Jane njerez te rangut, te nje shkalle shoqerore te respektueshme.
Ne nje shoqeri shqiptare te proletarizuar nga mendesia marksiste… sic eshte Shqiperia… respektohet vetem pushteti shtetëror. Pushteti shteteror shqiptarët i ka dhunuaruar në shekuj, me ndëshkime skllavëruese e me lenie në mizerje e varfëri. E prapë shqiptarët e kanë frikë shtetin më shumë nga Zotin. Pushteti baraz Perendia.
Ne botë krahas ligjeve të shkruara, kanë fuqi, respektohen dhe rregullat e pashkruara.
Ne vitet ’60, ne revoltat e studenteve te Parisit kunder Presidentit De Gol, u rreshtua dhe filozofi Zhan Pol Sartër. Kur i thane De Golit ta burgosim Sartërin. De Goli tha: nuk burgoset Volteri. Sartëri ishte nje njeri i pushtetit intelektual. Qe respektohet, edhe kur gabon.
Vilhelmi i madh i Prusise, atyre qe i ankoheshin pse e mbante prane Volterin, u pergjigjej se ai eshte njeri i aristokracise se mendimit. Se thoshte Vlhelmi i madh ka tri aristokraci, aristokracia e fisit, kontet, markezet, baronet, duket, aristokracia e pasurise, bankieret… dhe aristokracia e mendimit… filzofet, Getet, Shileret, Bethovenët…etj.
Shqiptaret duhet te mesohen se nje shoqeri e mirestrukturuar, duke respektuar strukturat e saj te pushtetit, respekton veten, statusin e saj si shoqeri e organizuar në shkallën më të lartë.
Ne mbetemi peng i te fortit te radhes… jo i hierakive strukturore, te cilat dhe ne mos qencin te detyrueshe me ligj, jane te detyrueshme nga nje ligj i te qenit shoqeri xhentelmenesh, shoqëri e sjelljes se mire.
Ne nje shoqeri te sjelljes se mire, xhentelmenesh, dikush që humbet, pranon humbjen. Ne nje shoqeri te sjelljes se mire, babai pranohet dhe me te metat, kufizimet e tij. Nuk vritet babai nga bijte ne shtepine e tij. Po nuk te pelqejne sjelljet e babait tend, tani qe nuk je ne moshe minoreni, por edhe minoren te jesh, dil nga ajo shtepi … shko, nderto jeten tende, larg tij.
2. Të vij te dy personazhet që më shtynë të bëj këtë shënim. Nje aktore si Elia Zaharia, nuk eshte e shenjte. As princ Leka nuk eshte i shenjte. Janë njerëzorë, të gabueshëm. Madje per nga statusi shoqëror që kanë janë më të ekspozueshëm ndaj sjelljeve që zënë faqet e para të shtypit rozë.
Te gjthe e dime se aktoret, njerezit e Shoëbizit, jane ne faqet e para te këtij shtypi.
Edhe Princat, qofshin ata dhe me rangun me te larte mbreteror si ata te Anglise, nuk mbeten me pas ne histori roze… ndonjehere dhe te dyshuar per histori të dënueshme…
Historia e Lekes dhe e Elias eshte dhe historia Rangut tone mbreteror… me pak ngjyra roze. Me pak dramacitet. Edhe njerezit e rangut me te larte, ne jeten e perditshme, ne mekatet e tyre, jane tokesore.
Pse shqiptaret jane kaq te prekur nga kjo histori roze? Pse nje histori roze kaq te rendomte… nje histori tokesore… e bejne kaq dramatike… dhe pse me kaq duf prej rajaje prej njerezish te mllefit revolucionar… mbrehen ne inate , bertasin ne ekrane egersisht qe mbreterit duhen shkuar ne gijotine?
Shqiptaret keshtu na dalin krejt te shpelare nga nje shoqeria e te qenit e fisnikeruar. Femijte vrasin babain qe i rriti, e varrosin ne truallin e po atij burri, babai qe mire a keq i ushqeu, i rriti.
Po keshtu shumë gazetarë bëhen palë me nje grua qe jo vetem e dhunon burrin, por e fyen, e poshteron, i permend shkollimin, i pemend buken e gojes, i shqyen rrobat e trupit. Dhe ku ndodh kjo? Ku banon kjo grua, bashke me vajzen,me babane e saj? Keta banojne ne shtepine e atij qe e dhunojne. Ne pallatin mbreteror.
Per fatin tim te keq, pashe nje grua artiste qe fliste me fjalorin me te ulet se te atyre fshesareve qe fshijne udhet e kryeqytetit. Pashe nje artiste aq te shfytyruar. Nje të shkolluar dhe zonjë me pervojë jo të paktë jetësore. Gjithmone ne emisionet televizive shohim gra nga rruga, me histori fatkeqe, gra qe i meshirojme.
Tani po shohim nje grua arti. Nje grua qe vjen nga ajo që quhet elita me e larte e Tiranes. Nena e saj artiste, ajo vete artiste, babai i saj profesor.
Si ndodhka ky mjerim qe kjo zonje e elites se madhe te Tiranes nuk dallohet ne gjuhe, në sjellje nga nje grua e periferive?
Dhe ky burrë, princ Leka e ka lene në pallatin e tij ish-gruan ku ajo po banon përkohësisht bashke me të atin. Me partneren e tij te re eshte strehuar diku gjetke. Sa të kryhen procedurat ligjore të divorcit. Por nuk mund ta takojë të bijën se ish-gruaja rrëmben drurin… Për te ardhur keq.
Televizonet e Tiranes, që pëlqejnë telenovela turke, gjejne rast te shajne familjen mbreterore, shajne historine e tij, shajnë para ardhësit e tij. Kjo është një fabul e lashte, e rrëfyer me zell që nga koha e Kongresit të Përmetit. Pa pa pa .. Sa te keqinj qe jane keta mbreterit edhe kur u lirojne pallatin e tyre ish-grave dhe kur i tolerojne ata që i shajnë e i shtyjnë …
Përrallat me partizanin Meke që shkel me opinga pallatin e mbretit, në televizionet e Tiranës ende vazhdojnë.