Connect with us

Aktualitet

Teliti: Veliaj nuk mbledh Këshillin Bashkiak për të votuar ndihmën ekonomike

Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, denoncon kryebashkiakun Veliaj që paguan gjatë gushtit inceneratorin fantazëm por jo lemoshën e ndihmës ekonomike.

Realiteli: muaji gusht po ikën dhe Veliaj e ka ndarë mendjen, nuk e mbledh Këshillin Bashkiak për të miratuar ndihmën ekonomike për familjet e varfëra të Tiranës. Qindra kryefamiljarë sdo kenë mundësinë ti vendosin fëmijës së tyre në dorë as edhe një fetë buke të thatë“, shkruan ai.

Më tej ai Teliti i bën thirrje qytetarëve për të protestuar nësër në 11.00 para godinës së korrupsionit, me qëllim largimin nje orë e më parë të Veliaj & Co.

Më poshtë statusi i Telitit:

VELIAJ PAGUAN INCENERATORIN FANTAZËM, POR JO NDIHMËN EKONOMIKE! NESËR TË GJITHË NË PROTESTË NË 11.00!
Veliaj gjatë këtij muaji ka kryer pagesa për inceneratorin që në realitet nuk ekziston, incenerator që vetëm Kryebashkiaku arrin ta “shohi” dhe madje edhe ta paguajë për “gjoja djegien” e plerave.
Për kujtesë: Besoj të gjithë mbani mend Kryebashkiakun që merrte ndonjë fëmijë në krah, për ti treguar fëmijës dhe gjithë botës sa i dhembshur ishte ai dhe se do bënte cmos tua përmirësonte jetesën (kuptohet kjo ishte thjesht propaganda, aq sa sekonda u duheshin fotografit dhe kameramanit të kapnin planet e tyre).
Realiteli: muaji gusht po ikën dhe Veliaj e ka ndarë mendjen, nuk e mbledh Këshillin Bashkiak për të miratuar ndihmën ekonomike për familjet e varfëra të Tiranës. Qindra kryefamiljarë sdo kenë mundësinë ti vendosin fëmijës së tyre në dorë as edhe një fetë buke të thatë.
Ky veprim është sa mizor, po aq edhe kriminal, sidomos kur mendon edhe për ato qindra milionë euro të gllabëruara me inceneratora, 5D, 7S, e shumë afera të tjera, ndërkohë me lemoshën e ndihmës ekonomike tallen.
Ndaj ngrihuni e të protestojmë nesër në orën 11.00, të largojmë shefin politik dhe ekipin e tij të korruptuar dhe “shpirt kazëm”, të rikthejmë Bashkinë e Tiranës në ligjshmëri dhe normalitet, në një bashki që shërben, që nuk abuzon dhe nuk harron shtresat në nevojë.

Advertisement