Bota
Temperatura përvëluese në Kinë, vera më e nxehtë që nga viti 1961
Kina ka regjistruar numrin më të madh të ditëve të nxehta gjatë gjashtë muajve të fundit pasi vendi po përballet me një verë me temperatura ekstreme. Qendra Kombëtare e Klimës në një deklaratë për mediat ditën e dielë njoftoi se në gjysmën e parë të këtij viti, Kina pa një mesatare prej 4.1 ditësh me temperaturë të lartë ku temperatura maksimale ditore tejkalon 35 gradë Celsius.
Deri më tani këtë vit, Shijiazhuang, kryeqyteti i provincës Hebei, ka shënuar 17 ditë me temperaturë të lartë, të ndjekura nga 14 ditët e Pekinit, shkruan CNN.
Në të gjithë vendin, 110 stacione meteorologjike kanë shënuar temperatura rekord. Vala e parë e të nxehtit në Kinë këtë vit mbërriti më 28 maj, më shumë se dy javë më herët se zakonisht dhe duke prekur 15 provinca.