Aktualitet
Temperatura të larta dhe kohë me diell, ja si parashikohet moti për sot
Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimeve pritet të kemi alternime kthjellimesh të shoqëruara me vranësira të pakta. Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 1-5 m/sek kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.