Rajon
Temperaturat e larta deri në 43 gradë C, Greqia detyrohet t’i mbyllë para kohe shkollat
Temperaturat e larta deri në 43 gradë C, kanë detyruar Greqinë që të mbyllë shkollat para kohe. Me sugjerimin të meteorologëve, të cilët paralajmërojnë për katër ditë temperatura shumë të larta deri në 43 gradë Celsius, shumë bashki në të gjithë Greqinë kanë vijuar me vendimin për të mbajtur të mbyllura kopshtet dhe shkollat fillore.
Vihet re se vala e të nxehtit do të prekë kryesisht rajonet qendrore dhe jugore të Greqisë kontinentale. Mediat vendase shkruajnë se piku i vapës pritet nesër, e mërkurë, 12 qershor dhe ditën e enjte, 13 qershor. Të premten e datës 14 qershor përfundon viti shkollor për kopshtet dhe shkollat fillore, çka do të thotë se vapa ndoshta e sjell fundvitin para kohe.