Connect with us

Aktualitet

Temperaturat e larta/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në malin e Gjallicës

Sot është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Gjallicës në Kukës. Zjarri i rënë në malin e Gjallicës ndodhet në lartësinë 2100 metra.

Kjo vatër zjarri është riaktivizuar pas rritjes së temperaturave, e për pasojë ka përfshirë pyjet e dendura me pisha të larta halore dhe shkurre.

Flakët kanë përpirë afro 5 hektarë me pisha dhe bimësi në këtë mal, por është e pamundur ndërhyrja me automjete, pasi vatra ndodhet në një terren të thepisur malor. Mali i Gjallicës është pjesë e zonës së mbrojtur natyrore të Parkut Kombëtar Korab-Koritnik.

Advertisement