Bota
Tension mes Britanisë dhe Rusisë, ministri zbulon incidentin me nëndetësen dhe anijen “Yantar”

Sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin të mërkurën pasi një “anije spiune ruse” u pa në Kanalin anglez nga Marina Mbretërore të hënën.
Anija ushtarake ruse Yantar ishte zbuluar tashmë disa javë më parë mbi kabllot e nëndetëseve në ujërat britanike, shpjegoi në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes.
“Mesazhi im për presidentin Putin është i qartë. Ne e dimë se çfarë po bëni dhe nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime të forta për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar”, theksoi Healey.
Anija ruse, e cila tani ndodhet në Detin e Veriut, “po përdoret për të mbledhur inteligjencë dhe për të hartuar infrastrukturën kritike nënujore të Mbretërisë së Bashkuar”, u tha ai deputetëve.
Yantar hyri në ujërat britanike të hënën.
“Gjatë dy ditëve të fundit, Marina Mbretërore ka vendosur (anijet – ed.) HMS Somerset dhe HMS Tyne për ta monitoruar atë çdo minutë në ujërat tona”, vijoi ministri britanik.
Në nëntor, një nëndetëse e Marinës Mbretërore u shfaq pranë Yantar-it, “për t’i bërë të qartë se ne kishim monitoruar fshehurazi çdo lëvizje të saj”, shtoi ai. Më pas u nis për në Mesdhe, sipas John Healey.
Nga ana franceze, Prefektura Detare e Kanalit dhe Detit të Veriut (Prémar) tregoi se “burimet ushtarake franceze” u mobilizuan gjithashtu në monitorimin e Yantar-it, por se anija “nuk kishte synime të provuara armiqësore”.
“Ndodh rregullisht që një anije ruse kalon dhe ka gjithmonë mbikëqyrje të afërt, e cila vendoset me masa sigurie dhe mobilizimin e zinxhirit detar”, shtoi Prémar për AFP-në.
Mbretëria e Bashkuar “po luan një rol udhëheqës në luftimin e kërcënimit në rritje që Rusia paraqet për infrastrukturën në det të hapur në detet evropiane”, ravijëzoi Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Forca Ajrore Mbretërore do të sigurojë avionë për një dislokim të ri të NATO-s për të forcuar mbrojtjen e infrastrukturës në det të hapur në Baltik.
Disa kabllo nënujore telekomunikacioni dhe energjie janë dëmtuar në Detin Baltik muajt e fundit. Udhëheqësit dhe ekspertët evropianë dyshojnë për akte të “luftës hibride” të orkestruara nga Rusia.
Udhëheqësit e vendeve të NATO-s në kufi me këtë zonë të madhe detare u takuan javën e kaluar në Finlandë për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar sigurinë atje.
NATO do të vendosë anije, avionë dhe dronë në Detin Baltik në përgjigje të dëmtimit të kabllove të nëndetëseve, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i saj, Mark Rutte

