Connect with us

Politike

Tensione në një qendër votimi në Tiranë, të përfshirë Blushi dhe Kalaja: Po shpërndanin para!

Tensione të tjera janë regjistruar në një qendër votimi në Tiranë, ku është nevojitur edhe ndërhyrja e forcave të Policisë. Në këtë konflikt u përfshi edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Po ashtu, në qendrën e votimit ka mbërritur edhe përfaqësuesja e Partisë Demokratike Adriana Kalaja.

Blushi pretendon se në qendrën e votimit socialistët po shpërndanin para për të blerë votën.

“Ka ndodhur një krim zgjedhor. Patronazhistët në dijeninë tonë po shpërndanin para, çfarë mund të bësh tjetër në një zyrë anonime që mbrohet nga policia e shtetit. Në mes të ditës u bë një krim i shëmtuar zgjedhor”, u shpreh Blushi.

Advertisement