Kronike
Tensione në veri të Kosovës

Në koordinim me KFOR-in, Njësia e Formuar Policore e EULEX-it dhe Njësia Rezervë e Policisë vazhdon patrullimet e saj në terren në veri të Kosovës, duke përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën e veriut dhe Zveçan.
Misioni EULEX ka bërë të ditur se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese dhe e tensionuar.
“Gjatë patrullimeve tona në terren, jemi dëshmitarë të një pranie shqetësuese të të armatosurve, shpesh individë dhe grupe të maskuara. Jemi dëshmitarë të vendosjes së barrikadave shtesë. Krahas këtyre shqetësimeve, edhe kriminaliteti në veri të Kosovës është shqetësues. Vakumi i sigurisë i krijuar pas dorëheqjes së policëve serbë, po shfrytëzohet nga grupet kriminale” –thuhet në deklaratën e EULEX
Në kuadër të mandatit dhe kapaciteteve të tij, EULEX-i thotë se nuk mund ta zëvendësojnë Policinë e Kosovës në Veri.
“Ajo që tani është e rëndësishme është që situata të de-eskalohet menjëherë, të rivendoset qetësia dhe të përmbahen veprimet më provokuese” – thekson EULEX-i.

