LAJMI I FUNDIT
Tensionet Kosovë-Serbi, Rama me Borrell: Duhet shtensionim i situatës
Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës që po mban në Bruksel. Gjatë takimit është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Npërmjet një postimi në tëitter, von der Leyen bën me dije se kishte diskutuar me Ramën progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën e integrimit dhe për planin që BE ka për rritjen dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.
“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”- shkruan presidentja e Komisionit Europian.
Plani i paraqitur nga Von der Leyen do të bazohet në “katër shtylla”, ”afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun unik të BE-së”, “integrimi ekonomik rajonal”, ”përshpejtimi i reformave kyçe” dhe ”rritja e fondeve të paraanëtarësimit”.
Ditën e djeshme Rama pati një takim me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Më vonë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndau edhe detaje nga takimi, duke u përqendruar tek tensionet në veri të Kosovës. Ai u shpreh se de-përshkallëzimi i tensioneve është i domosdoshëm për të patur një finalizim të marrëveshjes të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!”, shkroi Rama.
“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, nënvizoi ai.
Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama udhëtoi dje në Bruksel, për t’u takuar me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Tensionet Kosovë-Serbi, Rama me Borrell: Duhet shtensionim i situatës dhe zgjedhje urgjente në veri! Kryeminstri: Gati të punoj me BE për të mos lejuar dëmtimin e rajonit
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për mediat me përfaqësuesin për politikën e jashtme Josep Borrell. Nga ana e tij Borrell falënderoi kryeministrin Edi Rama për ndihmën për qetësimin e tensioneve Kosovë-Serbi.
‘Duhet shtensionim i situatës dhe zgjedhje urgjente në veri. Shqipëria vijon të jetë 100% të formës së saj në linjë me aleatët e BE-së. Po punojmë për të ndihmuar Ballkanin në luftën kundër korrupsionit.’- u shpreh Borrell.
Falënderoj Ramën për suportin dhe afrimin për një zgjidhje në Kosovë, i bëra të qartë qëndrimin vendeve anëtarë, partitë të deaskojlnë këtë situate dhe të gjejnë zgjidhjen nëpërmjet platformave që i është prezantuar.’- tha Borrell.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh se BE duhet të ketë më shumë vëmendje nga Ballkani Perëndimor.
‘BE duhet të ketë më shumë vëmendje nga Ballkani Perëndimor dhe sidomos për situatën në veri të Kosovës e cila duhet të marrë një zgjidhje dhe përpjekjet duhet të bëhen nga të dyja palët. Shqipëria do të vazhdojë se bashku dhe me ndihëm e partnerëve të BE-së.’- Rama.
Tema e diskutimit me Ramën sot në Bruksel, çfarë përmban plani i ri me 4 pika i Von der Leyen për rritjen e Ballkanit Perëndimor
Planin e ri të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor gjë për të cilën von der Leyen diskutoi në takimin me Ramën, presidentja e KE e ka njoftuar në 31 maj gjatë fjalës së saj në forumin ‘GLOBSEC’ të mbajtur në Bratislavë.
Plani i paraqitur nga Von der Leyen bazohet në katër shtylla, ”afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun unik të BE-së”, “integrimi ekonomik rajonal”, ”përshpejtimi i reformave kyçe” dhe ”rritja e fondeve të paraanëtarësimit”.
”Ballkani Perëndimor mund t’i bashkohet tregun tonë unik digjital në fusha të tilla si tregtia elektronike ose kompjuterike.
Ne mund të lehtësojmë tregtinë tonë në mallra dhe pagesa. Unë dua që tregu ynë i vetëm të jetë një motor ndryshimi, jo vetëm për vendet që tashmë janë anëtarësuar si pjesë e familjes, por edhe për ata që po ecin drejt nesh.
Ne jemi të gatshëm të mbështesim Ballkanin Perëndimor me rritjen e financimit të paraanëtarësimit. Ekziston një nevojë e dëshpëruar për investime në Ballkanin Perëndimor. Këto investime do të përmirësojnë jetën e njerëzve”, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Forumin Globsec 2023, në Bratislavë.