Rajon
Tensionet në Veri, preludi i marrëveshjes Kosovë-Serbi
Ish-presidenti i Serbisë prej viteve 2004-2012 Boris Tadiç, aktualisht lider i Partisë Socialdemokrate, beson se braktisja e institucioneve të Kosovës nga serbët është një nga preludet për një marrëveshje të afërt ndërmjet dy vendeve.
Përveç kësaj, si prelud për një marrëveshje të tillë ai ka quajtur edhe rrëzimin e një droni në Serbi – i cili siç shkruajnë mediat serbe, fluturoi nga drejtimi i Kosovës – dhe ngritjen e aeroplanëve nga Serbia.
Madje, siç ka parashikuar ai, të gjitha këto janë një “hyrje drejt nënshkrimit” të një marrëveshje në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.
“Së shpejti do të shohim se për çfarë shërbejnë dronët, MIG-të, braktisja e institucioneve dhe gjithë ky dramatizim. Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të prezantohet si fitore, e cila në fakt do të kërcënojë në mënyrë dramatike interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar Tadiç, në Twitter
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Drejtorit të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, i cili deklaroi se “interesat serbe në Kosovë janë shkelur nga politika e dëmshme e Boris Tadiç.