Connect with us

Kosova

Tensionet/ Qeveria e Kosovës ‘utimatum’ qytetarëve: Mos udhëtoni në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimet në territorin e Serbisë.

“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

MPJD ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative të udhëtimit.

Ky njoftim vjen pas tensioneve të ditëve të fundit në Veri.

Advertisement