Pinknews
Tentoi ta vriste, këngëtarja shqiptare rrëfen dhunën nga ish-partneri: Humba dhe fëmijën
Këngëtarja Rovena Stefa, banore e formatit Big Brother Kosova ka bërë një rrëfim prekës për jetën e saj. Ajo u ndal në një moment delikat, duke rrëfyer detaje nga jeta e saj private. Këngëtarja ka treguar se kur ishte 21 vjeçe i dashuri i saj ushtronte dhunë madje ka tentuar ta hedh nga dritarja e shtëpisë ku jetonin ish-çifti.
“Një nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21 vjeç dhe takova një djalë. Ishte dashuri me shikim të parë dhe filluam të jetonim bashkë. Unë isha shumë e re atëherë dhe nuk dija shumë për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, me shtetin ishte një alkoolist dhe përdorte narkotikë. Unë nuk e dija dhe dita-ditës e pashë agresivitetin e tij, në fillim ai ishe shumë i dashur. Gjatë muajt që ne bashkëjetuam filloi të rritej agresiviteti dhe xhelozia, sepse ndërkohë unë edhe këndoja. Një natë ai filloi me dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme, unë pësova grushte të forta dhe u rrëzova nga shkallët.
Vendosa të largohesha sepse nuk kisha fuqi as psikologjike e as shpirtërore ta përballoja një njeri që e kishte humbur gjuhën e komunikimit. Atë mëngjes vetëm kur e pashë veten me duar në fyt u ndjeva sikur po mbytesha dhe iu luta të më lironte. Ai ka tentuar të më hedh nga dritarja dhe falënderoj Zotin, kam pasur forcë ta kundërshtoja, përfundova në polici, e gjetën. Vite më vonë unë mora vesh që ai kishte humbur jetën nga mbidoza.”-tha Rovena