Kronike
Tentoi të merrte hak, vetëdorëzohet në polici vëllai i boksierit të vrarë Berat Nimani

Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë, Besar Nimani është dorëzuar para drejtësisë gjermane, dy ditë pasi tentoi të merrte hakun e të vëllait. Berat Nimani bashkë me të motrën qëlloi me armë zjarri në një turmë njerëzish, ku la të plagosur të paktën katër persona, mes të cilëve edhe dy shënjestrat me motiv hakmarrjen, vëllai dhe babai i autorit të vrasjes së boksierit.
Besar Nimani u vra teksa futej në një lokal në zonën ku ai jetonte në Gjermani. Ai parkoi mjetin tip “BMË” dhe pasi doli nga mjeti iu bë pritë nga një grup kurdësh. Autori, Huseyin Akkurt, është arrestuar dhe po gjykohet, por familja e Nimanit ishte betuar për hakmarrje.

