Rajon
Tentoi të përdhunonte pronaren e lokalit/ Shfajësohet 30-vjeçari shqiptar: Isha nën efektin…
Pas denoncimit të pronares së lokalit për tentativë përdhunimi, i riu shqiptar ka kërkuar falje.
Ai pretendon se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa ka mohuar se ka tentuar ta përdhunojë 32-vjeçaren.
“Kërkoj falje për atë që ndodhi. Isha nën efektin e alkoolit dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam familjar, kam një fëmijë të vogël dhe në asnjë mënyrë nuk kam tentuar ta përdhunoj vajzën”, tha 30-vjeçari duke folur për Mega.
Ditën e djeshme, Alpha publikoi videon ku shihet 30-vjeçari shqiptar duke e mbyllur gruan brenda dyqanit të saj, duke e puthur pa dëshirën e saj, ndërsa ajo tenton ta përzënë.
Gruaja e tij i bërtet “largohu”, “më respekto” ndërsa ai përpiqet të largohet, ndërsa në një moment tjetër ajo i thotë se po filmohet pasi ka kamera, por ai vazhdon.
Grekja duke përshkruar makthin që ka jetuar, theksoi: “Mbylli derën e dyqanit, nuk më linte të dilja dhe më pas, thjesht, u përpoq të më përqafonte në mënyrën e tij, më puthi kundër dëshirës sime. Ai fliste në gjuhën e tij, nuk e kuptoja. Thjesht i thashë të dilte dhe të më linte të qetë”.
Shqipari në moment që është ndaluar nga policia, ka kundërshtuar me forcë edhe këta të fundit.