Connect with us

Aktualitet

Tentoi të përdhunonte studenten, media e huaj: Shqiptari lëviz i lirë në Shqipëri

Baftjar Bilalaj, shqiptari i cili në tetor të vitit 2021 tentoi të përdhunonte një studente në Angli, po jeton i lirë në Shqipëri. Kështu shkruan media britanike ‘Daily Mail’ duke theksuar gjithashtu se një gjykatë ka dyfishuar dënimin e të riut.

25 vjeçari sulmoi një studente të universitetit ‘Cambridge’  gjatë një mbrëmje në tetor të vitit 2021.

Sipas mediave britanike, i riu shqiptar është deportuar në Shqipëri para kohe ku edhe jeton i lirë pa u shqetësuar mbi dënimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Në nëntor të vitit të kaluar, Bilalaj u dënua nga e Peterborough Croën tre vjet e katër muaj burg pasi u shpall fajtor për tentativë përdhunimi dhe sulm seksual.

Avokati i Përgjithshëm Michael Tomlinson më vonë kërkoi t’i shtohej afati i burgut, duke argumentuar se ishte tepër i butë, por nuk ishte në dijeni se Bilalaj ishte dëbuar vullnetarisht në bazë të një skeme lirimi të parakohshëm në janar.

Në një seancë dëgjimore në Londër të premten, gjyqtarët e rritën dënimin total të Bilalaj në shtatë vjet, por vunë në dukje se vendimi i tyre mund të jetë “i pavlerë” nëse ai nuk arrestohet në Shqipëri.

I riu shqiptar është deportuar vullnetarisht drejt Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes që kryeministri britanik, Rishi Sunak firmosi me qeverinë shqiptare për deportimin e emigrantëve të paligjshëm.

Advertisement