Connect with us

Kronike

Tentoi të vriste kunatin me thikë, vihet në pranga 36-vjeçari

Polici e Vlorës ka vënë në pranga 36-vjeçarin F.K., pasi tentoi të vriste me thikë 65-vjeçarin A.Sh., banues në Vlorë.

Gjithashtu po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi G. K., 38 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, kunatin e tij, shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.

NJOFTIMI:

Vlorë -Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.

 

Vihet në pranga edhe 38-vjeçari që dyshohet se plagosi me thikë, kunatin e tij, ditën e djeshme, në lagjen “24 Maji”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të vriste me thikë një shtetas tjetër, në lagjen “10 Korriku”, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit,  si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Sh., 65 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi G. K., 38 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, kunatin e tij, shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement