Kronike
Tentoi të vriste me armë një person, arrestohet 48 vjeçari në Vorë
Një 48 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vorës pasi tentoi të vriste me armë gjahu një person. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në një fshat të Vorës. Autori Edmond Picari ka hyrë me forcë brenda lokalit ku po qëndronte Ervin Picari dhe ka qëlluar në drejtim të tij për motive të dobëta. Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak. 48 vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.