Kronike
Tentoi të vriste shqiptarin me 6 goditje thike, arrestohet marokeni
Policia e Parmës ka arrestuar një person të kërkuar si autor të tentativës së vrasjes së një shqiptari më 18 Tetor të këtij viti në Reggio Emilia, në ambientet e një lokali. I arrestuari është një maroken 32-vjeçar, i ndaluar nga oficerët në fshatin Caprara, në komunën Campegine të Reggio Emilia. Sipas mediave italiane, ai u dërgua në burg në “Via Burla”.
Sipas hetuesve, marokeni pas një sherri për arsye banale që ka ndodhur në lokal, ka goditur 6 herë me thikë në fytyrë, qafë dhe fyt shqiptarin, shkruan media italiane. Me gjithë plagët e marra, viktima ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndërhyrjen e policisë. Ndërhyrja e menjëhershme dhe dërgimi në spital i shpëtuan jetën të riut. Pas këtij episodi, lokali u mbyll për shtatë ditë.