Connect with us

Kronike

Tentoi të vriste veten me kallashnikov, arrestohet infermieri në Tiranë

Një ditë pasi tentoi që t’i jepte fund jetës duke u vetëqëlluar me kallashnikov, policia ka arrestuar 53-vjeçarin në Tiranë. Ky i fundit, me profesion infermier, përfundoi me plagë në spital, ndërsa u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante pa leje, në banesë, një armë zjarri kallashnikov, me të cilën ka tentuar të vetëvritet ditën e djeshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vepeime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement